Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn, i ka përmendur kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, dialogun me Kosovën derisa ka folur për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, shkruan arbresh.info.
“Shumë njerëz flasin shumë fjalë por duhet të konkretizohen,” është shprehur Hahn në një konferencë për medie në Bruksel, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Federica Mogherini dhe kryeministren Brnabiq.
Sipas Hahn, ka të bëjë me kualitetin dhe jo shpejtësinë kur flitet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Normalizim i raporteve me Kosovën është sigurisht shumë i rëndësishëm. Ende duhet të punohet në reforma ekonomike, në sundimin e ligjit, problemin e papunësisë,” është shprehur Hahn./arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...