Google ADS

Hahn: Ballkani Perëndimor ka të ardhme në BE

15:52 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka të ardhme në Bashkimin Evropian.

Hahn këtë deklaratë e bëri gjatë konferencës për media bashkë me shefen e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ku u publikua raporti i Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2018, shkruan Arbresh.info.

“Ballkani Perëndimor ka të ardhme në Bashkimin Evropian. Tani kemi raportin e Progresit i cili në njëfarë forme është një kontroll shëndetësore të asaj çfarë kanë bërë. Kemi të bëjmë me paketën e reformave. Jam i kënaqur që edhe Komisioni e ka marrë parasysh për progresin që kanë bërë Maqedonia dhe Shqipëria dhe që kanë ofruar rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”, ka thënë Hahn.

Kur është fjala për Shqipërinë, Hahn ka thënë se kanë parë rezultate konkrete dhe për këtë arsye kanë vendosur të bëjnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë për anëtarësim.

“Ky vendim që kemi marrë është i bazuar në një listë shumë të thellë dhe të dyja vendet kanë bërë mjaft gjatë viteve të fundit. Nëse ato kanë ofruar progres, atëherë edhe ne duhet ta bëjmë këtë. Zgjerimi nuk është një punë sociale, nuk është që tu bëjë një favor partnerëve tanë por duhet të them se është edhe në interesin e BE-së që të krijoj stabilitet dhe lidhje mes qytetarëve”, ka thënë Hahn./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme