Haga e arsyeton përfshirjen e të vdekurve si dëshmitarë në procesin gjyqësor, thirret në një rregullore. Nga Organizatat e Dala nga Lufta, thonë se nuk habiten nga këto që po ndodhin në seancat e Speciales.
Të premten u mbajt konferenca e fundit mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit e të tjerëve.
Kjo seancë u shoqërua me akuza të ashpra ndaj prokurorisë.
Ishte pikërisht mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory Kehoe që bëri të ditur se në mesin e dëshmitarëve që janë listuar për të dhënë deklaratë në Speciale ndaj ish – krerëve të UÇK-së, është edhe një person i vdekur.
E pas kësaj deklarate të mbrojtes, Prokuroria po shihet si e pavëmendshme në rastin e Thaçit e të tjerëve.
Këtë e thotë avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini, i cili shton se gjithë këto lehtë mund të verifikohen.
Nga Organizatat e Dala nga Lufta, thonë se nuk habiten nga këto që po ndodhin në seancat e Speciales.
Faton Klinaku nga kjo Organizatë thotë se qëllimi i Prokurorisë është stërzgjatja e seancave.
Ndërkohë nga Dhomat e Specializuara për T7 thonë se, nuk mund të përgjigjen nëse në listën e dëshmitarëve në Speciale, ka persona të vdekur.
Megjithatë, sipas kësaj Zyre parashikohet mundësia e pranimit të provave nga personat që kanë vdekur.
Edhe në rregulloren e Procedurës dhe Provave përmenden dëshmitë e personave të padisponueshëm.
Ndryshe, deri më 17 dhjetor të këtij viti është koha kur Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të dorëzojë dosjen paraprake në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...