Para përfundimit të muajit janar do duhej të zyrtarizohet emri i emisarit të ri evropian për dialogun Kosovë- Serbi.
Miroslav Lajçak do jetë në këtë pozitë deri në ditën e fundit të këtij muaji.
Afati për dorëzimin e kandidaturave ka skaduar të premten. Nga burimet diplomatike merret vesh se qarkullojnë dy emra që janë favorit për të marrë këtë post, finlandezi Pekka Haavisto dhe danezi Peter Sorensen.
Pekka Haavisto është ish-ministër i jashtëm i Finlandës. Tri herë radhazi është kandiduar për president të shtetit dhe gjithmonë ka përfunduar në pozitën e dytë. Si shefi diplomacisë finlandeze, Haavisto ka qenë mbështetës i integrimit evropian të të gjitha vendeve të rajonit.
Nga ana tjetër, Peter Sorensen nga Danimarka, ka me shumë përvojë diplomatike në BE se sa në shtetin nga i cili vjen. Ai ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Shkup dhe Sarajeve, ndërsa së fundmi është i angazhuar si këshilltar kryesor në Shërbimin e jashtëm të BE-së, institucionin që merret me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Ndonëse nuk dëshirojnë të japin shumë detaje, zyrtarët e BE-së vetëm konfirmojnë se mandati i Miroslav Lajçak mbetet në fuqi deri në fund të janarit, teksa procesi i përzgjedhjes së pasuesit të tij aktualisht është në zhvillim e sipër.
Për emrin e përfaqësuesit të veçantë të BE-së për dialog fillimisht vendosë shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, por konfirmimi duhet të kaloj nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian./rtk
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane
Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicë...
Hamza: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe d...
Aplikimi i vaksinës HPV-së, Rama: Ky është një hap i madh dr...