Google ADS

Guvernatorja Reynolds: Marrëdhëniet tona me Kosovën kanë themele të forta

12:04 | 26 Qershor 2023
Emir Abduramani

Guvernatorja e Iowas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kim Reynolds, gjatë konferencës së përbashkët sot me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se marrëdhëniet bilaterale të shtetit të Ioëas dhe Kosovës kanë themel të fortë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët, Reynolds tha se partneriteti i vazhdueshëm mes dy vendeve ka filluar qysh para 10 vjetëv.

“Ky partneritet ka filluar para 10 vjetëve dhe popujt tanë janë gjithnjë e më afër, marrëdhëniet tona janë të ndërtuara në themel të fortë, përmes fushës së sigurisë dhe bashkëpunimit mes gardës kombëtare të Iowas dhe FSK-së. Ne jemi të interesuar për ta zgjeruar dhe vazhduar partneritetin tonë edhe më tej”, ka thënë Reynolds.

Tutje, ajo premtoi se do ta vizitojë më shpesh Kosovën.

“Ripërtërirja e marrëdhënieve si shtet simotër kontribon në zhvillimin e marrëdhënieve. Kam dy vite që mundohem të vi në Kosovë, dhe ju garantoj që ky nuk do të jetë udhëtimi im i fundit këtu, unë ju ftoj që të vini edhe në Ioëa që t’i thellojmë edhe më tej marrëdhëniet e mira”, ka thënë ajo.

Guvernatorja Reynolds gjithashtu shfrytëzoi rastin të shpreh ngushëllime edhe për humbjen e dy jetëve nga vërshimet e tmerrshme mbrëmjen e së shtunës në Pejë, nga ku vdiqën dy persona, nënë e bir.

Ajo do të takohet edhe me kryeparlamentarin Konjufca dhe me kryediplomaten Gërvalla./Arbresh.info

Të ngjashme