Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Ambasadorin Philip S. Kosnett për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesazhin e urimit Guvernatori Mehmeti u shpreh se populli i Kosovës është krenar me bashkëpunimin që ka me popullin mik amerikan, që është aleati jonë më i rëndësishëm në të gjitha përpjekjet tona për arritjen e lirisë dhe barazisë.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen e pakursyer e shumëdimensionale dhënë për Republikën e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
“Prandaj, është kënaqësi për mua t’ju uroj 4 korrikun, datë që simbolizon paqen dhe unitetin në të gjithë botën. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti./arbresh.info/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve