Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar anëtarin e Bordit të Bankës Qendrore të Maltës dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Maltës, Frank Bezzina.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti ka njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e ndërmarra nga BQK, që nga fillimi i pandemisë çka ka ndikuar që ky sektor të mbetet stabil dhe likuid, si dhe të jetë i gatshëm për të ndihmuar në çdo kohë qytetarët dhe ekonominë e vendit.
Në takim është folur edhe për bashkëpunimin e BQK-së me Bankën Qendrore të Maltës dhe me Universitetin e Maltës.
Nga ana tjetër, të pranishmit falënderuan Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shfaqën gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve bankare. /arbresh.info/
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin