Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i Bordit, Bashkim Osmani.
Gjatë takimit, Guvernatori informoi Kryetarin Osmani lidhur me një varg masash që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, e në veçanti për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredisë, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe për t’i ndihmuar ato të rinisin aktivitetin e tyre.
Gjithashtu, Guvernatori njoftoi të pranishmit lidhur me planet e BQK-së për përkrahje të mëtejme të lehtësimit të qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimeve që do të ndërmerren për të ndihmuar bizneset që të përballen më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.
Pjesë e diskutimit ishte gjendja aktuale në sektorin financiar, në veçanti atë bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm, me tregues të lartë të likuiditetit dhe të kapitalit
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës falënderuan Guvernatorin për masat e ndërmarra nga BQK-ja dhe shprehën gatishmërinë që së bashku me të gjithë akterët, të kontribuojnë në rimëkëmbjen më të shpejtë ekonomike të Kosovës./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...