Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për vdekjen e veprimtarit të shquar dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
“E nderuara familje e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar, Adem Demaçi. Në emrin tim dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e figurës shumë të rëndësishme për Kosovën. Vdekja e tij është një humbje e madhe për vendin. Por, veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Mehmetit./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...