Google ADS

Guvernatori Mehmeti dhe Ambasadori Weidinger pajtohen për thellim të bashkëpunimit

16:25 | 12 Tetor 2020
L G

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, Christoph Weidinger.

Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin Weidinger me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë,raporton arbresh.info.

Gjithashtu, Guvernatori përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Tutje, Guvernatori falënderoi shtetin e Austrisë për mbështetjen e BQK-së dhe shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.
Ndërkaq, Ambasadori Weidinger falënderoi Guvernatorin për pritjen dhe për informatat e ofruara në takim, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit austriak që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në./arbresh.info/

Të ngjashme