Google ADS

Guvernatori Ismaili takon homologun nga Malta, shkëmbejnë informacione rreth zhvillimeve në sektorin financiar

10:43 | 9 Tetor 2024
K.B

Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili u prit nga U.D. Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës, Alexander Demarco dhe bashkëpunëtorët e tij.

Siç njofton BQK-ja, është diskutuar për zhvillimet në kornizën ligjore dhe atë rregullative

“Guvernatorët e të dy bankave qendrore shkëmbyen informacione rreth zhvillimeve kryesore në sektorin financiar dhe në ekonomi. Guvernatori Ismaili e informoi Guvernatorin Demarco për zhvillimet në kornizën ligjore dhe atë rregullative, projektet strategjike të BQK-së, si dhe për qëndrueshmërinë e sistemit financiar të Kosovës”, njofton BQK-ja./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme