Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin Fusha priti në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në vendin tonë, Sh. T. Olivier Guérot i shoqëruar nga Z. Pierre Grandjouan.
Guvernatori Ismaili ka njoftuar Ambasadorin Guérot lidhur me aktualitetet në sistemin financiar të vendit, zhvillimet makroekonomike, perspektivën, objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, nismat për avancimin e sistemit financiar, përfshirë projektin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave Euro të Bashkimit Evropian, i njohur si SEPA.
Me këtë rast, Guvernatori i BQK-së shprehi vlerësimet dhe konsideratat më të larta për mbështetjen nga Banka e Francës, e cila ka kontribuar në projekte te ndryshme ne ngritjen e kapaciteteve profesionale, dhe ndihmën e popullit francez për popullin e Kosovës.
BQK përmes një komunikate për media njofton se në takim u diskutua edhe për avancimin e kornizës rregullative dhe ligjore, duke përfshirë Ligjin për Bankat, Ligjin për Shërbimin e Pagesave dhe ligje tjera, të cilat kanë si synim përafrimin me direktiva të BE-së.
Po ashtu, është biseduar lidhur me veprimet e ndërmarra ndaj parave të falsifikuara, si dhe planet tjera për fuqizimin e integritetit të sistemit financiar, me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Guérot mbi Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj. U sqarua se Rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Republikën e Kosovën me standardet e BE-së.
Ambasadori francez u njoftua edhe për Planin e BQK-së për zbatimin e kësaj Rregulloreje në praktikë, si dhe veprimet për lehtësimin e efekteve të saj, krahas angazhimit konstruktiv të BQK-së për lehtësimin e transferimit të mjeteve sipas modelit të propozuar dhe gatishmërisë për të diskutuar opsionet e mundshme ligjore.
Sa i përket shqetësimeve të ngritura lidhur me ndikimet e saj në një komunitet të caktuar, u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK.
“Në fund, u tha se BQK në mënyrë aktive po vazhdon me aktivitete të informimit dhe sensibilizimit, përfshirë lëshimin e linjës pa pagesë të dedikuar për qytetarët tanë dhe materiale tjera informuese, duke ftuar ata që ende nuk kanë llogari të hapin një të tillë te secila bankë, e cila për grupe të cenueshme nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024 me Rregulloren e BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...