Guvernatori Ismaili shpalos prezantimin vjetor  te BQK

13:19 | 28 Dhjetor 2023
KRG

Guvernatori Ahmet Ismaili, ka shpalosur prezantimin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ismaili gjatë këtij prezantimi bëri shpalosjen e shumave te cilat kanë hyrë dhe dalë ne shtetin e Kosovës, shkruan Arbresh.info

Guvernatori bëri të ditur se gjatë këtij viti, BQK-ja  ka marrë disa masa për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetin e valutës Euro e cila është valutë zyrtare në shtetin e Kosovës.

Ndërsa tha se janë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, Interpolin si dhe Bankën Qendrore evropiane në mënyrë që të menaxhojnë dhe të luftojnë dukurinë e parave fallso që kanë qarkulluar vitin e fundit.

Ismaili, po ashtu shpalosi planin strategjik të BQK-së për periudhën 2024-2028.

Ky plan përbëhej nga disa pika, Forcimi i Qëndrueshmërisë dhe Stabilitetit Financiar, ngritja e kapaciteteve, përkushtimi i personelit, digjitalizimi dhe modernizimi i proceseve, modernizimi i infrastrukturës së tregut financiar dhe konkurrshneria, avancimi i mbrojtjes së konsumatorit, edukimi financiar  dhe përfshirjes financiare, zgjerimi i bashkëpunimit përfshirjes dhe ndikimit ne fushat e përgjegjësisë.

Gjithashtu gjatë prezantimit është ndarë çmimi “Ekonomistii i ri”, ky çmim i takoj Qëndresa Cuci /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme