Google ADS

Guvernatori Ismaili priti në takim shefin e ri të zyrës regjionale të FMN-së për Ballkanin Perëndimor

17:04 | 6 Shtator 2023
E.H

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunetor ka mirëpritur në takim Sebastian Sosa, shefin e ri të Zyrës Regjionale të FMN-së për Ballkanin Perendimor në Vjenë e cila mbulon edhe Kosovën

Përmes një komunikate për media nga BQK bëhet e ditur se ish-shefja e Zyrës regjionale të Ballkanit Përendimor në Vjenë ,Stephanie Eble së bashku me pasuesin e saj në këtë funksion Sosa kanë uruar Guvernatorin Ismaili për marrjen e pozitës së Guvernatorit .

Në vijim të këtij takimi, Guvernatori Ismaili ka falënderuar  Eble për bashkëpunimin e shkëlqyeshem që kanë zhvilluar Institucionet e Kosovës për kohën sa Eble ka drejtuar Zyrën Regjionale të FMN-së për ballkanin Perendimor si dhe ka uruar Sosa në detyren e re duke i premtuar që Banka Qëndrore e Kosovës do të vazhdon bashkëpunimin me FMN-në , qoftë në vazhdimin e projekteve dhe asistencave që FMN-ja përmes programit të vet për Kosovë i cili parasheh asistencë edhe për Bankën Qendrore me projekte të ndryshme në ngritje të kapaciteteve etj.

Poashtu në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimet e BQK-së në avancimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.

Guvernatori Ismaili para Sosa, bëri një ekspoze të shkurtër për sektorin financiar i cili sipas tij po vazhdon trendin pozitiv edhe këtë vit, duke qenë likuid dhe poashtu me një performancë pozitive, duke rritur aktivitetin kredidhënës për ekonominë dhe qytetarët.

Poashtu Guvernatori ka folur edhe për prioritet dhe planet e tij që do i zbaton gjatë mandatit në qeverisjen e BQK-së.

Ai më ketë rast falënderoi FMN-në për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së në veçanti përgjatë gjithë këtyre viteve prej anëtarsimit të Kosovës në këtë Institucion të rëndësishëm ndërkombetar .

Nga ana tjetër, udhëheqësi i ri Misionit të FMN-së, Zyrës regjionale për Ballkanin Perendimor zSosa falënderoi Guvernatorin Ismaili për bashkëpunimin e ofruar që në start të marrjes së detyrës se re dhe me gatishmëri të plotë i siguroi nga ana e FMN-së vazhdimin e mbështetjes dhe realizimit të projekteve të ndryshme së bashku me BQK-në,përfshirë Programin për Kosovë e ku përmes këtyre projekteve do të përfitonin jo vetëm Banka Qendrore por edhe institucionet tjera si dhe qytetarët e vendit dhe ekonomia në përgjithësi.

Në takim, Guvernatori Ismaili e ka falenderuar Stephanie Eble për punën dhe angazhimin e saj profesional dhe mbeshtetës për Kosovën gjatë mandatit të saj ,duke i ndarë një mirënjohje simbolike që përmbanë trashigimi me motive të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme