Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit lidhur me mbylljen e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” dhe atij financiar jobankar “Monego”.
Mehmeti, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar stafin e BQK-së për punën e jashtëzakonshme duke shtuar se këto dy institucione kishin bërë një varg shkeljesh në kurriz të qytetarëve.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka mirëpritur vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit. Kjo dëshmon atë që e kemi thënë nga fillimi që vendimi i marrë ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm. Me këtë rast dua të falënderoj stafin e BQK-së për punë të jashtëzakonshme në këtë proces dhe të gjitha institucionet e vendit”, ka shkruar Mehmeti.
“Vendimi për marrjen e licencës së institucionin mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo” Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar “Monego”, erdhi pas një varg shkeljesh të bëra në kurriz të qytetarëve. Këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”, ka thënë mes tjerash ai.
Mehmeti thotë se këto dy institucione kishin aplikuar norma jashtë çdo standardi në kredi teksa shton se BQK-ja do të angazhohet për funksionimin e cdo institucioni të licencuar sipas rregullave.
“Devijimi më shqetësues nga planet e tyre të biznesit, në bazë të të cilave kishin marrë licencën, ka të bëjë me normat e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi dhe të cilat kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacionin e aplikimit për kredi, i cili paraqet një element shumë të rëndësishëm në procesin e marrjes së vendimit për aprovimin e licencave për institucionet financiare”, shtoi Mehmeti.
“Normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi, qoftë nëse i krahasojmë me vetë projeksionet e këtyre institucioneve, qoftë në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend. BQK mbetet e përkushtuar që të krijoj kushte për konkurrencë të shëndosh, por në të njëjtën kohë angazhohet vazhdimisht që secili institucion i licencuar të funksionoj sipas ligjeve dhe rregullave” , ka shkruar në fund Mehmeti./arbresh.info/
Lexo edhe:
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...