Google ADS

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë uron Ismailin në marrjen e postit, shpreh gatishmërinë në mbështetje  

15:56 | 23 Gusht 2023
E.G

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka uruar Guvernatorin e Bankës Qendore të Kosovës, Ahmet Ismaili në rastin e zgjedhjes në postin e Guvernatorit.

Me anë të kësaj letre, Sakaj i ka uruar mandat të suksesshëm në drejtimin e këtij institucioni, shkruan Arbresh.info.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës , kam kenaqësinë e veçantë t’Ju dërgoj në emër të Bankës së Shqiperisë dhe në emrin tim personal, urimet më të mira për një mandate të suksesshëm në drejtimin e këtij institucioni.”, thuhet në njoftim.

Tutje, Sakaj shkroi se beson në përmbushjen me sukses të objektivave të saj nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Eksperienca drejtuese dhe bagazhi Juaj professional janë një garanci e shtuar për institucionin dhe jam mëse i bindur se Banka Qendrore e Kosovës do të përmbush me sukses të gjitha objektivat e saj, si dhe do të sigurojë një system bankar e financiar të qëndrueshëm.”, shkruan Sakaj.

Ndërkaq, shprehu besimin në vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy institucioneve teksa theksoi gatishmërinë në ofrimin e mbështetjes dhe ndihmesës në rast nevoje.

“Shpreh besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy institucioneve tona do të vazhdojnë të mbeten të tilla dhe të thellohen më tej edhe nën mandatin tuaj. Përfitoj nga rasti t’Ju rikonfirmoj se Banka e Shqiperisë do të jetë përherë e gatshme të ofrojë mbështetjen dhe ndihmesën e saj në çdo fushë që do të jetë nevoja.”, përfundoi guvernatori i Shqipërisë, Sakaj./Arbresh.info.

Të ngjashme