Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilluar vizitë zyrtare në Insitucionet Financiare në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, Guvernatori Hamza është takuar me Presidentin e BaFin-it , Dr. Felix Hufeld me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërinstitucional.
Guvernatori Hamza ka falënderuar Presidentin Hufeld për bashkëpunimin e vazhdueshëm që BaFin-i i ka ofruar BQK-së në të gjitha fushat.
Njëkohësisht, Presidenti Hufeld ka siguruar Guvernatorin për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe mundësinë e zgjerimit të fushave të bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë kësaj vizite Guvernatori Hamza është pritur në një takim në Deutche Bundesbank nga anëtari i Bordit Ekzekutiv, Dr. Johannes Beermann. Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit në mes të BQK-së dhe Deutche Bundesbank-ës. Dr. Beermann është zotuar për mbështetjen në përkrahje të zhvillimit institucional të BQK-së.
Në kuadër të kësaj vizite, Guvernatori Hamza ka zhvilluar takime me Ministrinë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), me Institutin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe me Bankën Qendrore Evropiane (ECB). Gjatë kësaj vizite, u dakorduan format e bashkëpunimit në mes të BQK-së dhe Institucioneve përkatëse, përderisa Guvernatorit Hamza iu konfirmua mbështetja e fuqishme për BQK-në dhe Institucionet e Republikës së Kosovës.
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...