Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas lajmin se është ngritur një kallëzim penal ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Sipas Gurit, arsyeja e padisë së Pecit e ka vetëm një përgjigje, e që sipas tij është: Panika.
“I KA KAPË PANIKA! E dinë që drejtësia po vjen. E dinë që LDK-ja po vjen. Arsyeja e padisë së tij, ka vetëm një përgjigje; PANIKË!”, tha ai.
Guri tutje shton se kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë.
“E përsëris qëndrimin tonë – kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë. Mund të na padisni, por nuk mund të fshiheni nga krimet qe po i bëni! E dimë që i keni vjedhur paratë, dhe drejtësia po vjen, LDK po vjen! Ndryshimi po vjen! P.S Keni me i kthy paratë CENT MË CENT”, tha Guri në postimin e tij në Facebook./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...