Po vazhdon seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Në këtë seancë po jep dëshminë e tij Hysni Gucati, ku po merret në pyetje nga mbrojtja Jonathan Rees, raporton arbresh.info
Gucati në këtë pjesë të seancë ka folur rreth kohës kur hetuesit e ZPS-së shkuan në zyrat e OVL-UÇK-së.
Rees: Hetuesi që fliste shqip, hetuesi suedez erdhën përsëri, pak kohë më pas, a kishte ende ndonjë person të shtypit në atë fazë të pranishëm?
Gucati: Mi 70% të mediave kanë qenë aty prezent, ku kanë qenë hetuesit, është edhe transkripiti, është edhe ingjizimi që mundeni me pa në korridorin e organizatës, ka pasur bukur mirë mediume të Kosovës por edhe të hujat.
Rees: Po i flisnit personave të shypit kur mësuat se kishin ardhur përsëri hetuesit e ZPS-së në zyra, në ambiente.
Gucati: Po, në fillim hetuesit kanë hyrë në zyrën time dhe mediat kanë hyrë në zyrën time, dhe unë i kam qit përjasht, për shkak që heutesit nuk pranonin të flasin para mediave dhe i kam largu nga zyrja ime mediat dhe kemi fol ne me hetuesit, unë, Nasimi, Fatoni edhe disa kolegë mbrenda që kemi qenë, me hetuesit e Gjykatës Speciale.
Rees: Çfarë ndodhi me materialet nga konferenca e shypit, a mbetën me ju apo i morën oficerët e ZPS-së?
Gucati: Pas një debati që e kemi pas me ta, duke falënderuar edhe avokatin Tomën, prapë, ne kemi pranuar që t’ua japim ato dokumentacione të cilat kishin mbetë, nuk kanë qenë shumë, nja 150 faqe mund të them, ndoshta mund të jenë më tepër, nuk e di, por që gjithë ai material që ka qenë aty e kanë marrë hetuesit e Gjykatës Speciale.
Rees: Më 25 shtator atëherë ishit të pranishëm oficerë të ZPS-së erdhën përsëri në zyrat e OVL-UÇK-së, apo jo?
Gucati: 25 shtatori, ditë e premte, jo që kisha frikë, jo që e ndijsha vetën fajtor apo përgjegjës, por mënyra dhe ardhja e tyre nuk ka qenë e mirë në sy të opinionit në zyrat e organizatës së veteranëve.
Rees: Çfarë kishte tek mënyra sesi erdhën, çka kishte të paharrueshme te mënyra sesi erdhën tek ju?
Gucati: Pa paralajmërim, mbi 60 forca të armatosura të Njësisë Speciale të EULEX-it, bashkë me hetuesin që fliste shqip dhe me zonjën Zdenka Pumper e cila i prijke atij aksioni dhe kanë hy në zyrën time dikun afër 8 vetë, të gjithë kanë qenë me armë të gjata, me snajper, automatik, ku në atë orar unë e kisha një musafir të nderum, Drejtorin e Institutit të Historisë së Kosovës.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...