Organizata e Veteranëve të UÇK-së asesi nuk po bëhen rehat. Mospagesa për disa muaj të pensioneve ka shtyrë që ata të organizojnë protestë për të martën e ardhshme (14 nëntor).
I pari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka thënë se u është dhënë hapësirë e nevojshme institucioneve të vendit për të zgjedhur çështjen e pensioneve.
“Ju kemi dhënë hapësirë qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, edhe kryeministrit edhe ministrit të financave edhe të ministrit të mirëqenies sociale edhe presidentit ju kemi dhënë hapësirë që 3 javë e disa ditë. Unë e di që duhet një procedurë ligjore për nënshkrimin e buxhetit edhe prej presidentit, por kjo u stërezgjatë shumë dhe ne nuk mund të presim pakufi, dhe në mbledhje të jashtëzakonshme kërkuam që nëse pagat nuk dalin deri të martën në ora 12 do të dalim në protestë”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.
Sipas tij, veteranët rrugën e vetme për zgjedhje e kanë menduar protestën.
“Ne nuk po kërkojmë shumë, po kërkojmë që pensionet tona të jenë të garantuara me ligj, asgjë tjetër nuk kërkojmë. Veteranët kanë pas shumë ankesa, shumë zëra. Kur ne vendosëm për protestë ata më kanë dhënë falenderime të mëdha, dhe kanë ofruar përkrahje të madhe”, ka theksuar ai më tej.
Gucati thotë se nuk preferon të dalë në rrugë, porse këtë ia kanë imponuar institucionet e vendit.
“Ne do të mbajmë një protestë paqësore. Na kanë detyruar të dalim në rrugë, unë nuk i preferojë rrugët dhe protestat, mirëpo këtë na e kanë imponuar institucionet e vendit pa dëshirën tonë”, ka deklaruar Gucati.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...