Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka paralajmëruar se nga dita e premte do ta fillojnë nënshkrimin e një peticioni, i cili ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se beson fuqishëm se përmes këtij peticioni, do të arrihet të ndryshohet ky ligj.
Gucati ka bërë të ditur se për këtë qëllim, veteranët kanë përkrahjen e të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, përmes ndryshimit të këtij ligji, do t’i mundësohet Gjykatës Speciale të merret edhe me krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.
Gucati ka treguar se pas mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve, peticioni do t’u dorëzohet kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...