Google ADS

Gucati: Kam folur në Kuvendin e Federatës Botërore të Veteranëve për imponimin që i është bërë Kosovës për Gjykatën Speciale

13:28 | 6 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Po vazhdon dëshminë e tij Hyni Gucati para trupit gjykues në Hagë të Holandës.

Gucati po merret ne pyetje nga mbrojtja Jonathan Rees, raporton arbresh.info

Gucati gjatë kësaj seance po tregon për organizatën e OVL-UÇK-së, strukturat e saj, funksionet dhe gjithçka tjetër

Rees: Pra ende jeni në pritje të një operacioni tjetër?

Gucati: Këtu i bëj kontrollat në spital të Holandës, kjo është reale këtë mund ta vërtetoni me dokumentacione, kam nevoj për operacion.

Rees: Pas trajimit në Gjermani dhe pas kthimit në Kosovë në vitun 2001 a u përfshitë në OVL-UÇK?

Gucati: Po pasi u ktheva nga Gjermania në vitin 2001-2002 për herë të parë jam zgjedh kryetar i veteranëve të luftës për zonën operative të Drenicës.

Rees: Sa kohë e kryet këtë rol?

Gucati: Në Skenderaj kam qenë kryetar deri në vitin 2015, d.mt.h 3 mandate kam mbajt si kryetar i veteranëve ne Skenderaj.

Rees: Organizata e luftës ka ndonjë komitet qendror?

Gucati: Po në organizatë është kryesia, është kuvendi, dhe këshilli drejtues që mbahet dhe janë ato strukturat që i kemi ne në organizata.

Rees: Dhe selia ma merr mendja ndodhet në Prishtinë apo jo?

Gucati: Po në Prishtinë, ne jemi degë, jemi filialet e caktuara të qendrës, në të gjitha qytetet e Kosovës janë degët e OVL-UÇK-së.

Rees: A ju kujtohet kur jeni përfshirë edhe në organizimin qendror ne qendrës krahas strukturave rajonale në Drenicë?

Gucati: Unë në vitin 2002 isha edhe anëtar i kryesisë në nivelin qendror në Prishtinë.

Rees: Prej atëherë jeni anëtar i atij komiteti qendror?

Gucati: Deri ne vitin 2017 isha anëtar i komitet qendror, në vitin 2017 më 15 tetor jam kryetar i veteranëve në nivel qendror.

Rees: Kjo pozitë, është një pozitë me zgjedhje apo me caktim?

Gucati: Mua kuvendin, nëpër të gjitha degët e Kosovës zgjidhen delegatët e Kuvendit dhe vijnë delegatët ne Kuvend, votohet në Kuvend, prej delegatëve të Kuvendit zgjidhet kryetari i organizatës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rees: Cilat janë detyrat e përgjithshme të kryetari të OVL-UÇK-së në përditshmëri?

Gucati: Po lëshohem në vija të trasha, kryetari i Organizatës së Luftës ka të bëjë pikërisht me mbrojtjen dhe interesin e veteranëve të UÇK-së, me gjendjen ekonomike dhe sociale të veteranëve,  takime me institucione të Kosovës, Qeverinë, Presidencën, Parlamentin  e Kosovës , me nxjerrjen e ligjeve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akademi që organizojmë për dëshmorët e kombit dhe shumë punë të tjera

Rees: Deri ku kryetari i ndihmon veteranët në nivel individual, e kam fjalën për kryetarin dhe organizatën në përgjithësi?

Gucati: Jemi të regjistruar si organizatë jo-qeveritare, ne zakonisht bëjmë kërkesa pranë zyrës së kryeministrit apo te presidentit, apo të ministrit të financave, i ndihmojmë veteranëve sidomos për shërim jashtë vendit, apo ata veteranë që janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Rees: Organizata e Veteranëve është organizatë e regjistruar në organizatën botërore të veteranëve apo jo?

Gucati: Mbi 10 vjet kemi që jemi anëtar të organizatës së veteranëve botëror ku unë jam anëtar i këshillit të asaj organizate.

Rees: Në fakt ju keni mbajtur dhe një fjalë në selinë qendrore të kësaj Federate botërore të veteranëve si anëtar i këshillit të asaj organizate

Gucati: OVL-UÇK është anëtare e barabartë e asaj organizate që janë mbi 170 shtete aty dhe mua mu jep rasti që të jap një fjalë rasti në Kuvend dhe në atë Kuvend unë kam folur edhe për Gjykatën Speciale që ju ka imponu Kosovës.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme