Pas pauzës është rikthyer në transmetim seanca gjyqësore në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj,
Deri tani prokuroria ka shtruar pyetje ndaj dëshmitares Zdenka Pumper, si dhe ka paraqitur prova e materiale para trupit gjykues, raporton arbresh.info
Sapo u rikthyen nga pushimi, mbrojtja e Gucatit, Jonathan Elystan Rees pati një kërkesë të veçantë për trupin gjykues.
Ai kërkoi nga trupi gjykues që Gucatit të i lejohet qëndrimi në këmbë nëse është e nevojshme për të, pasi që ka probleme me këmbën dhe ngritja e tij në këmbë ndikon në lehtësimin e dhimbjeve.
“Z, Gucati ka një problem me këmbën, për të cilën trupi gjykues është në dijeni, duke qenë se qëndron ulur për një kohë të gjatë i shkakton dhimbje dhe ndonjëherë mund të ketë nevojë që të ngrihet në këmbë dhe ta ndjek procesin në këmbë, sepse kjo ja lehtëson dhimbjen”, tha Rees.
E trupi gjykues e aprovoi këtë kërkesë, ndërsa prokurorja, Valeria Bolici po vazhdon me intervistimin e dëshmitares, si dhe paraqitje e provave të tjera.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...