Tash e 23 vite, asnjë serb nuk është dënuar për dhunim seksual të burrave gjatë luftës në Kosovë Gjykata e Kosovës në tokën holandeze së fundmi dha aktgjykimin e parë dënues.
Krerët e Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim pasi u shpallën fajtorë për disa vepra penale. Ata aktualisht janë duke e vuajtur dënimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, por sipas avokatëve, nëse vendimi bëhet i formës së prerë, atëherë Gucati e Haradinaj mund ta vuajnë dënimin në një shtet të tretë, me të cilën ka marrëveshje Gjykata Speciale.
Që nga themelimi i Gjykatë Speciale në vitin 2015, Dhomat e Specializuar të kësaj gjykate në Hagë, më 18 maj dhanë aktgjykimin e parë dënues.
Me nga 4 vjet e gjysmë u dënuan ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Ata u shpallën fajtorë për veprat penale pengim të personave zyrtarë nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur.
Për këtë mbrojtja ka 30 ditë kohë për apeluar vendimin e Speciales.
Derisa vendimi të jetë përfundimtar, krerët e OVL e UÇK-së dënimin me burgim do ta vuajnë brenda Dhomave të Specializuara.
Megjithatë, në një deklarim për RTK, zëdhënësja e DHKS-së Angela Griep, thotë se këtë burgim Gucati e Haradinaj, mund ta mbajnë në një vend tjetër, në rast se kryetarja e Gjykatës Speciale vendos kështu.
“Përderisa dënimi të jetë përfundimtar, ata do të vazhdojnë të qëndrojnë Hagë, por kur vendimi të jetë i plotfuqishëm në pajtim me Kushtetutën dhe Dhomat e Specializuara dhe sipas procedurave penale dhe provave dhe pasi presidentja t`i ketë dëgjuar të akuzuarit, do të përcaktojë se ku do ta vuajnë dënimin të dënuarit”, tha Angela Griep.
Në lidhje me këtë, avokati i licencuar nga Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, thotë se nëse vendimi bëhet i formës së prerë, atëherë Gucati e Haradinaj mund ta vuajnë dënimin në një shtet të tretë, me të cilën Specialja ka marrëveshje.
” Kriteri është që vendi në të cilin ata potencialisht mund të vuajnë dënimin duhet një vend me të cilin Dhomat e Specializuara kanë marrëveshje për vuajtjen e dënimit për personat e dënuar. Mirëpo, mendoj se DHSK duhet ta kenë parasysh dhe duhet ta zgjedhin një vend që gjeografikisht është më afër Kosovës, sepse në këtë mënyrë familjarët më lehtë mund të realizojnë të drejtën e tyre për t’i vizituar”, deklaroi, mes tjerash, avokati Qerkini
Deri në aktgjykimin e së mërkurës të Gjykatës Speciale, Hysi Gucati e Nasim Haradinaj kanë qëndruar në paraburgim gati dy vjet.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...