Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës.
Gucati dje filloi dëshminë e tij para trupit gjykues, ku u intervistua nga mbrojtja, ndërsa sot po intervistohet nga prokuroja Valeria Bolici, raporton arbresh.info
Gucati është duke iu përgjigjur prokurorisë në pyetjet e saja dhe ai deklaroi se mendon që Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me atë serbe.
Bolici: Kur i patë paketën e dytë, dokumentet e paketës së dytë që ju dha OVL-UÇK-së, a e vutë re që mes këtyre materialeve kishte edhe komunikim midis TFHS-së dhe autoriteteve serbe, ekzaktësisht si në paketën e parë, a është kështu siç po them unë?
Gucati: Mua më ka interesuar paketa e parë dhe jam bind që jeni duke bashkëpunuar me gjykatën serbe, kjo ka qenë gjithçka, është shumë reale që prapë në paketën e dytë ka pasur dokumentacione qe keni bashkëpunu me gjykatën serbe, kjo është çka po të them unë, nuk më ka interesu ma shumë. Edhe 60 paketa të vishin më interesimi im nuk ka qenë të hulumtojë se çka ka brenda. Është vërtetu me paketën e parë, e keni vërtetu me paketën e dytë që janë dokumentet e juaja, mos të ishte dokumentacioni juaj ju nuk më kishit shti në burg, sot nuk isha para juve, sepse ato nëse nuk kanë qenë të juaja pse më keni marrë në burg, unë po them që dokumentacioni ka rrjedhur nga ju. Bashkëpunimi ka qenë shumë i ngushtë ku e keni falënderuar gjykatën serbe, janë shumë mirë deklaratat që e falënderon gjykatën e Serbisë për bashkëpunimin, kjo është reale unë nuk mund ta fshihi dhe të them që nuk e kam lexuar me sytë e mijë.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj kanë zbuluar pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...