Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të veçantë Kosovës.
Ajo ka shkruar për Prishtinën, si kryeqytetin më të ri në Europë, duke vënë në theks se vendi edhe pse ka një rini plot me energji, përballet me korrupsion dhe ndotje, transmeton portali arbresh.info
Në artikull thuhet se 2% e popullsisë është nën 24 vjeç dhe se Prishtina është rindërtuar tërësisht dy herë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Rindërtimi i parë ishte si pjesë e një nxitje për të ndërtuar një qytet modern, socialist si pjesë e Jugosllavisë; e dyta pas konfliktit 1998-99 me Serbinë.
“The Guardian” thekson se krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të mbretërojnë në Kosovë.
Mediumi britanik përmend edhe vrasjen e arkitektit Rexhep Luci në vitin 2000, i cili kishte tentuar që të vendoste rend dhe ligj në qytet.
“Vrasja e tij ende nuk është zgjidhur, dhe në vitin 2014, kur kryebashkiaku Shpend Ahmeti mori pushtetin, kishte rreth 40,000 ndërtime të paligjshme”, shkruan “The Guardian”.
“The Guardian” përmend edhe Rita Orën dhe Dua Lipën, si dhe monumentin e NeëBorn që është shëndrruar në simbol të shtetit të ri.
Artikulli përmend edhe se kosovarët të vetmit që nuk mund të lëvizin pa viza në Europë.
“Prishtina është vend i qetë, plot me kafiteri për popullatën e re”, shkruan “The Guardian”.
Gazeta prestigjioze nuk ka harruar të shkruajë për problemin me flamurin kombëtar “Te Rrethi” që cilësohet si “rreziku më i madh për Prishtinën”./arbresh.info/
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...