Një prind nga Fushë Kosova është ankuar se para disa ditësh, disa persona të mitur ia kanë rrahur djalin.
Sipas tij, ata i xhirojnë rrahjet dhe i publikojnë ato në rrjete sociale.
Prindi thotë se fëmijës së tij i janë shkaktuar lëndime në fytyrë, ndërsa rasti është identifikuar nga policia, e cila nuk i ka bërë të ditura motivet e sulmit.
Ky nuk është rasti i vetëm që ky adoleshent rrah persona, ku xhirohet nga të tjerët për t’i publikuar ato në rrjete sociale. Kjo video, e siguruar nga RTK, e që mendohet se është bërë në Fushë-Kosovë, shpërfaq dhunën e të miturve që e përdorin ndaj moshatarëve të tyre.
Dhunë ishte ushtruar edhe në fillim të qershorit edhe ndaj një 12 vjeçari në Uglar të Fushë-Kosovës, ku i kishin shkaktuar lëndime në fytyrë. Prindi, i cili nuk do të identifikohet për shkak të sigurisë së fëmijës, tregon se si i është rrahur djali.
“Me datë 1 qershor, rreth orës 14, djali jem duke qëndru para mahallës, tek hyrja te banesa ku jetojmë, ka dal me shokët e vetë, sikur zakonisht qysh del me nejt, kanë ardh 5 veta prej lagjeve të ndryshme jo aty ku jetojmë ne, me telefon kanë xhiru e kanë grushtu djalin. 5 veta kanë qenë ku dy prej tyre e kanë goditë me grushta”, tha prindi i cili preferoi të mbetet anonym.
“Momentin që kam dal posht hyrjes, e kam gjetë djalin e përgjakur, syrin e ajun dhe nofullën e varme. Kam qenë jashtëzkonisht i shqetësuar, kam shiqu ku janë nuk i kam gjetë dhe cfarë kam bë, fillimisht e kam thirrë policinë”, shtoi ai.
Ai thotë se për rrahjen e djalit ka hapur rast në Polici, por deri tani nuk e di se çfarë procedurash janë zhvilluar.
“Ia kam tregu edhe videon që është një video që është duke qarkullu që nuk është fëmiu im, por sulmuesi duke e goditur një fëmijë tjetër”, deklaroi prindi.
Në Polici e konfirmojnë se i kanë identifikuar personat e përfshirë në rast.
“Me datën 1 qershor 2024 është iniciuar një rast sulm në stacionin policor të Fushë Kosovës. Menjëherë janë ndërmarrë veprime hetimore, janë identifikuar personat e përfshirë nё kёtё rast. Marrë parasysh moshën e personave të përfshirë, ky rast ёshtё duke u trajtuar nё bashkëpunim me Qendrën për punë sociale dhe prokurorin nga departamenti pёr tё mitur”, thanë nga policia.
Në polici nuk kanë treguar nëse ata persona janë të përfshirë në raste të tjera delikuente.
E nga Prokuroria thanë për televizionin publik se me urdhër të Prokurorit të Departamentit për të Mitur, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Sulm”, ndaj një të dyshuari, i mitur, ndërsa për të miturin tjetër, meqë nuk e ka moshën për t’u përgjigjur penalisht, çështjen e tij po e trajton Qendra për Punë Sociale.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...