“Grupit të Dobrosinit” do t’i shpallet sot aktgjykimi

09:59 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

“Grupit të Dobrosinit” që akuzohet për kryerje të akteve terroriste në Dobrosin të Bujanocit, sot do t’i shpallet aktgjykimi nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Seanca ku do të shpallet aktgjykimi do të nisë nga ora 14:00, njofton Klan Kosova.

Në përbërje të këtij grupi janë: Skënder Jashari, Valon Jashari, Gazmend Lakna, Qendrim Rexhaj, Gazmend Xhemshiti, Muhamed Aliu, Akender Slemani, Abdullah Zogaj, Enver Musolli dhe Jeton Shabani të cilët akuzohen se kanë sulmuar policinë serbe.

Këta të akuzuar në vitin 2013 ishin dënuar nga e njëjta gjykatë prej 60 vitesh burgim, por që në vitin 2016 Gjykata Supreme e kishte kthyer rastin ne rigjykim./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme