Grupi Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën që është bërë sa i përket reformave, posaçërisht rreth sundimit të ligjit dhe aspekteve tjera që ndërlidhen me të, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Procesi i vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën tashmë ka hyrë në një fazë dinamike. Të hënën ky proces ka kaluar në “duart” e Grupit Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ky Grup pritet që më 25 dhe më 26 shtator ta vizitojë Kosovën për të parë nga afër punën që ka bërë Kosova në sundimin e ligjit dhe në çështjet tjera që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.
Pas kësaj faze çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të kalojë në instancën e dytë që quhet COREPER (Ambasadorët e Përhershëm në Këshill të BE-së), shkruan më tutje “Zëri”.
Menjëherë pas kësaj faze çështja e vizave do të kalojë për votim në Këshillin e Ministrave të shteteve anëtare të BE-së.
Përfaqësues të institucioneve të Kosovës shprehen optimistë se këtë vit Kosovës do t’i hiqet regjimi i vizave për zonën Shengen, pasi janë përmbushur të gjitha kërkesat nga Bashkimi Evropian.
Në anën tjetër njohës të integrimeve evropiane thonë se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza tek në maj të vitit të ardhshëm.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?