Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takimin e vet te rregullt në zyrat e LDK–së në Istog.
“Forma e tillë e organizimit të takimeve të Grupit është një praktikë e re e Grupit Parlamentar
Grupit Parlamentar për të qenë më shumë nëpër degë të LDK-së dhe në komunikim më të afërt me
qytetarë”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.
Pas takim në të cilin u diskutuan pikat e rendit të ditës për seancat e radhës të përcaktuara për ditën e
enjte, deputetët e Grupit Parlamentar të LDK –së vizituan edhe Kryetarin e Komunës së Istogut njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.
“Kryetari Rugova falënderoi deputetët për vizitën dhe i përgëzoj ata për praktikën e tillë. Ai më tutje i informoj deputetët me të arriturat e deri tanishme në Komunën e Istogut si dhe me planet për zhvillimin e kësaj komune në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të tij dhe të deputetëve tjerë falënderoi Rugovën për mikpritjen si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Grupit si tërësi për ta mbështetur në rrugëtimin e tij për zhvillimin e Komunës së Istogut.
Po ashtu, Hoti theksoi se kjo praktikë do të vazhdojë dhe se në këtë mënyrë ata do të jenë më afër qytetarit për t’i ndihmuar atyre dhe për t’u kujdesur që kërkesat e tyre të dëgjohen në Kuvendi e Kosovës.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...