Në kohën kur Lidhja Demokratike e Kosovës mbledhi 28 deputetët e zgjedhur të legjislaturës së shtatë, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, doli me një video mesazh.
Ai ndau një zëvendëskryeministër për LVV-në dhe pesë ministri, duke bërë publik edhe emrat, dhe i kërkoi LDK-së emrat për një zëvendëskryeministër dhe një pesë ministri të tjera.
Pavarësisht kësaj, deputetët e LDK-së thonë se nuk e kanë parë dhe nuk kanë diskutuar për këtë video, shkruan arbresh.info.
Deputeti, Armend Zemaj, pas përfundimit të takimit të mbledhjes së Grupit Parlamentare ka thënë se nuk ka parë videon e Kurtit.
“Ju takon Kryetarit të partisë dhe bartëses së listës zonjës, Vjosa Osmani, për ecurinë e krijimit të koalicionit për hapat e mëtutjeshme. Nuk e kemi parë video mesazhin. Tash është mbledhja e Kryesisë dhe ata vendosin”, deklaroi Zemaj./arbresh.info/
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...