Kryetari i grupit parlamentar të LDK, Avdullah Hoti ka thënë se kanë biseduar çështje të përbashkëta
“Ne jemi parti si motra me CDU. Morëm mbështetje nga zëvendës presidenti evropian për rolin e LDK-së në parlament. Na vjen mirë qëndrimi i zv.presidentit është i qartë sa i përket integrimit të vendeve të rajonit në BE”, tha ai, përcjell arbresh.info.
Zv.presidenti Rainer Wieland ka thënë se është për herë të parë në Kosovë.
“Ju mund të llogarisni në mbështetje e CDU si grup parlamentar në parlamentin evropian. E shoh që vendi ka bërë progres dhe në të njëjtën kohë jemi të gatshëm ta mbështesim vendin për gjërat që duhet bërë”, tha ai.
I pyetur për vizat Wieland ka thënë se nuk sheh asnjë moment që dokumenti për vizat të shkoj në parlament evropian që të votohet.
“Parlamenti evropian insiston që kushtet të plotësohen. Përtej përmbushjes së kritereve duhet të ketë një sinpatim të unionit evropian për të mundësuar lëvizjen e lire. Unë vetëm mund të iu këshilloj por nuk shoh ndonjë letër që do të shkoj në parlament, andaj rekomandoj që të mos japin premtime të tjerët për këtë”,tha ai.
Hoti ka folur për viza ku ka thënë se një kusht që ishte për demarkacionin është kryer.
“Kushti për korrupsion duhet të kryhet. Institucionet duhet të kalin rezultate për këtë pasi që kanë ministra me aktakuza. Në sa ishim në Qeveri e kemi pas një rregull që ata që kanë hetime të mbesin jashtë institucioneve”, tha ai./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...