Grupi kriminal udhëhiqet nga Veselinoviqi, Radojçiqi i drejton “mjekroshët”

14:55 | 16 Tetor 2019
Arbresh.info

Polici i arrestuar sot në veri të Mitrovicës ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit serb që është duke u kërkuar ndërkombëtarësh, Milan Radoiçiq.

Personi i dytë i cili po ashtu punonte si zyrtar policor e që bashkëpunonte me grupin kriminal që operon në veri ka arritur të arratiset ditë me parë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur konferencë për media, shkruan arbresh.info.

Në këtë konferencë Major, Baki Kelani ka njoftuar për operacionin e sotëm të njësisë speciale në veri të Mitrovicës.

Prokurori i PSRK-së Sylë Hoxha ka thënë se dy të dyshuarit ku njeri nga ta u arrestua sot janë bashkëpunëtor të ngushtë të kriminelit serb Milan Radoiçiq.

“Prokuroria speciale ka marrë vendim për zgjerimin e hetimit ndaj dy zyrtarëve policorë. Sot është arrestuar njëri nga të kërkuarit ndërësa tjetri jo. Arsyeja e arrestimit të tyre është: Pjesëmarrje në organizmin e grupit kriminal dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare. Në pjesën veriore të Mitrovicës ekzistojnë grupe kriminale të udhëhequr nga Milan Radoiçiq ndaj të cilit ka edhe urdhër nga organet ndërkombëtare për arrestim. Këta dy persona që janë arrestuar kemi prova se kanë punuar dhe vepruar nën urdhrat e Milan Radioicic. Këta dy persona kanë fshehur prova  ë vrasjen e Oliver Ivanovic por edhe prova te vrasjeve të tjera që nuk janë të zbuluara” tha Hoxha.

Hoxha ka thënë se grupi kriminal udhëhiqet nga Veselinoviqi ndërsa Radojçiqi i drejton “mjekroshët”.

“Shefi i atij grupi kriminal ka qenë Zvonko Veselinoviqi, por ndërkohë Milan Radojçiqiq ka udhëheq me grupet kriminale në veri, edhe me grupin ‘mjekroshët’ që janë strehu në pjesën veriore, e që kanë qenë edhe mbrojtja e Radojçiqit”, ka thënë ai. /arbresh.info/

Lexo edhe: Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme