Grupi i të pakënaqurve të VV-së dorëzon kërkesën për grup parlamentar

18:12 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Grupi i deputetëve që nuk janë të kënaqur me zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje kanë vendosur të ndërmarrin veprim për shkëputje zyrtare nga kjo parti, shkruan arbresh.info

Aida Dërguti dhe Dardan Sejdiu ashmë ata kanë dorëzuar kërkesën për formimin e një grupi të ri parlamentar, shef i së cilës pritet të jetë pikërisht Sejdiu.

Tashmë kryesia e Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e tyre.

Ky grup pritet të përbëhet nga 12 deputetë, shtatë prej të cilëve ishin më të votuarit në listën e Vetëvendosjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme