Grupi i partisë në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar, “Miqtë Laburistë të Kosovës”, është shprehur pro hapjes së Urës së Ibrit.
”Ne e hedhim poshtë nocionin se vendet fqinje [Serbia] duhet të konsultohen për hapjen e plotë të një ure në territorin sovran të Kosovës”, thuhet mes tjerash në dokumentin e publikuar.
Megjithatë, kjo nismë, e cila është themeluar në shkurt të këtij viti në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se duhet të kihet kujdes që ky veprim të mos e arrijë efektin e kundërt.
”Iniciativat që bashkojnë komunitetet, siç është hapja e urës së Mitrovicës për trafikun e automjeteve, duhet të mirëpriten – por ato duhet të zbatohen me kujdes që të mos kenë efekt të kundërt. Ne i nxisim të gjitha palët që të përcaktojnë një plan zbatimi efektiv dhe afat kohor për hapjen e plotë të Urës, në mënyrë që të maksimizohen përfitimet ekonomike dhe komunitare nga kjo në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në dokument, transmeton klankosova.
Ndër të tjera, kjo iniciativë ka kërkuar që për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit të mos konsultohet Serbia, por vendimi duhet të merret nga Qeveria e Kosovës.
“Ne e hedhim poshtë nocionin se vendet fqinje duhet të konsultohen për hapjen e plotë të një ure në territorin sovran të Kosovës – ky është vendim i Qeverisë së Kosovës që duhet të merret në harmoni të plotë me përfaqësuesit e pakicave dhe me mbikëqyrjen e aleatëve të Kosovës, përfshirë Britaninë e Madhe, të cilët janë garantuesit përfundimtarë të sigurisë në vend”, ka theksuar iniciativa “Miqtë Laburistë të Kosovës”.
Në ceremoninë e themelimit të kësaj iniciative, më 27 shkurt të këtij viti, morën pjesë: baronesha Catherine Ashton, deputetët Laburistë David Lammy, Christian Wakeford, Stephen Doughty, Luke Pollard, Nia Griffith, Wayne David, Dan Jarvis, Shabana Mahmood, Liz Twist, Gill Furniss, Anneliese Dodds e cila është dhe Sekretare në Hije e Shtetit për Gratë dhe Barazitë, dhe ish-sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit