Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i katërt i haxhilerëve nga Mitrovica dhe Gjilani, kanë arritur sot në Kosovë.
BIK-u me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se haxhilerët janë shprehur të kënaqur me organizimin e haxhit. Ata thanë se përjetimet e haxhit janë të pa përshkruara.
“Grupi i katërt i haxhilerëve nga Mitrovica dhe Gjilani, kanë arritur sot në Kosovë. Mes emocionesh dhe lutjesh për pranim të haxhit dhe ibadeteve, familjarët e haxhilerëve u shprehën të lumtur për arritjen e të afërmve të tyre në vendlindje. Haxhilerët e Mitrovicës dhe Gjilanit u shprehën të kënaqur me organizimin e haxhit. Ata thanë se përjetimet e haxhit janë të pa përshkruara”, thuhet në njoftimin nga BIK-u./Arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit