Google ADS

Grupi i Deputetëve të Pavarur, të hapur për bashkëpunim edhe me Vetëvendosjen

14:41 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Grupi i deputetëve të pavarur të cilët u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje sot ka zyrtarizuar deklaratën e parimeve që do të ndjekin gjatë rrugëtimit të tyre në skene politike.

Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani kanë shpalosur deklaratën e parimeve ku janë përmbledhur pikat kryesore që e definojnë se si e sheh partia e sheh situatën e shoqërisë në Kosovë, raporton Arbresh.info.

“Kjo deklaratë e parimeve mbledh rreth vetës shumë njerëz përveç grupit të deputetëve të pavarur.

“Ne do të kemi të ardhme politike. Ne angazhohemi për një sistem politik e ekonomik i cili as nuk privilegjon e as nuk diskriminon askënd”, tha Ymeri.

Përmes një konference për media ata treguan se përpos Grupit të Deputetëve të Pavarur, atyre u janë bashkuar edhe një numër i madh i njerëzve që kanë ide dhe u janë bashkuar në këtë deklaratë të parimeve.

Ymeri me tutje tregoj se ende nuk kanë vendosur për emrin e partisë e as për strukturat udhëheqëse.

Po ashtu Ymeri tha se partia e tyre do të jetë e hapur për bashkëpunim edhe me lëvizjen Vetëvendosje.

“Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm. Në Kuvend ka më shumë numër opozita dhe në këtë drejtim ne jeni të gatshëm dhe të hapur edhe ne bashkëpunim me Vetëvendosjen”, u shpreh Ymeri.

Me poshtë mund të gjeni deklaratën e parimeve përmes fotografive:

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme