Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrah protestën e sotme, në Ditën e Punëtorëve – 1 Maj, organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
GDP konsideron se gjendja e punëtorëve në vendin tonë është tepër e rëndë. Vetëm në vitin e fundit janë 6 punëtorë që kanë gjetur vdekjen në vendin e punës, për çfarë nuk është dhënë kurrfarë përgjegjësie institucionale.
Ndërkohë që siguria në punë mbetet çështje e pazgjidhur, që flet për rrezikshmëri të vazhdueshme të jetës së punëtorëve.
Përveç mungesës së sigurisë në vendin e punës, punëtorët në Kosovë ballafaqohen me vështirësi të tjera të përditshme në vendin e punës, e veçanërisht ata në sektorin privat.
Pagat e ulëta dhe mungesa e kontratave, pastaj kontratat afatshkurtë janë manifestimi më i vërejtshëm i shfrytëzimit të punëtorëve, të cilëve shpesh nuk iu lejohet as organizimi sindikal.
GDP i sheh si të nevojshme kërkesat nga BSPK, për zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë në punë, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor.
Realizimi i këtyre kërkesave është i domosdoshëm, prandaj 1 Maji duhet të jetë ditë proteste ndaj padrejtësive të përditshme që e karaktertizojnë jetën e punëtorit dhe thirrje e fuqishme për plotësimin e këtyre kërkesave të drejta dhe urgjente.
Me këtë rast, në ditën ndërkombëtare të punës bëjmë thirrje për të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e nesërme, e cila fillon në ora 11:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...