Grupi Houthis paralajmëron kundërpërgjigje ndaj 73 sulmeve ajrore të ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe në Jemen
Grupi islamik Houthis ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, të cilët kryen sulme në mbrëmjen e djeshme në shtetin e Jemenit.
“The Guardian” ka raportuar se autoritete e grupit islamik, kanë paralajmëruar se do të kundërpërgjigjen ndaj këtyre sulmeve të cilat ndodhën në mes të natës mbrëmë, përktheu Arbresh.info.
Sulmi i ShBA-së dhe Britanisë së Madhe erdhi pas urdhrit të presidenti Joe Biden i cili urdhëroi sulmin, pasi që grupi Houthis kishte sulmuar anijet e këtyre shteteve të cilët kanë kaluar në Detin e Kuq, duke e bllokuar rrugën e lundrimit të anijeve eksportuese.
Sulmet e bëra nga grupi islamik, janë zhvilluar me raketa të ndryshme dhe dronë.
Pas kryerjes së sulmeve të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, shtete si Irani Rusia, Arabia Saudite, kanë dënuar sulmin e tyre, poashtu duke kërkuar një takim urgjent ë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, (OKB), ndërsa shtete evropiane si Italia, Belgjika dhe Franca kanë shprehur përkrahje të këtij sulmit.
Kompani të transportimit të mallrave të ndryshme detare, janë shprehur se sulmi i grupit islamik, i kanë shkaktuar shumë dëme të mëdha kompanive të tyre, por poashtu edhe shteteve të ndryshme evropiane si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Joe Biden, ka deklaruar se “ këto janë përgjigje të drejtpërdrejta ndaj Houthi-t të cilët kanë sulmuar anijet detare ndërkombëtarë në Detin Kuq”
Sipas mediave të huaja, ShBA-ja dhe Britania e Madhe kanë sulmuar mbi 16 objekte të ndryshme te cilat i kanë konsideruar se janë përdorur nga grupi Houthis për organizime të ndryshme të grupit të tyre. /Arbresh.info/
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...