Partia 6+ apo koalicioni i katër partive minoritare, e shohin të rrezikshëm shkuarjen në zgjedhje çdo 2 vite.
Ndonëse thonë se do të votojnë pro në rast se të gjitha partitë janë të pajtimit të shpërbejnë Kuvendin, 6+ shprehen të shqetësuar për projektet e ligjet që do ju mbesin në gjysmë.
Pikërisht për këtë çështje ky grup parlamentar ndonëse më i vogli u ftua nga presidenti Thaçi, ditë më parë për të diskutuar rreth krizës politike.
Në një deklaratë për arbresh.info, kryetarja e grupit Duda Balje, ka zbardhur në detaje se çka kanë diskutuar më presidentin Thaçi në këtë takim.
“Me Presidentin ka qenë takim shumë i qartë ku ka tregu se do të shfrytëzoj të gjitha pikat e kushtetutës dhe do t’i japë mundësi PAN-it që të propozojë një mandatar të ri pastaj edhe VV-së dhe nëse s’mundet do të shpall zgjedhjet si Presidenti. Takimi ka qenë shumë i shkurtë dhe shumë recidivë normal na ka pyet se a jemi të gatshëm për zgjedhje. Nuk ka qenë temë e diskutimit me presidentin çështja e shpërbërjes së Kuvendit. Ne si 6 + jemi katër parti të ndryshme. Neve na ka ardhë çudi dorëheqja e Kryeministrit pasi se kemi pritur dhe ne kemi shumë projekte që e kemi dashur t’i realizojmë.
Ashtu edhe partitë e tjera edhe ne jemi gati për zgjedhje por është shumë keq pasi do të na mbesin projektet që i kemi pasur duke implementuar na kemi planifikua deri në fund të vitit t’i përfundojmë projektet e buxhetit 2019 dhe disa ligje do të na mbesin që gjysmë. Ne jemi gati për zgjedhje por çdo dy vite zgjedhje nuk është në kuantitet. Nëse janë shumica për shpërbërje të Kuvendit edhe ne jemi për, kemi pasur takime edhe më partitë e tjera”.
E ndryshe nga Presidenti në takimin që ky grup parlamentar pati një ditë pas më Kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, Balje thotë të ketë qenë një takim falënderues e jo takim i konsensusit.
“Me kryeministrin takimi ka qenë vetëm për falënderim për bashkëpunimin normal se edhe kemi fol për zgjedhje”, ka përfunduar Balje.
Ndonëse takimi i dy liderëve në vend më një parti minoritare ngriti dyshimet se të dy edhe presidenti por edhe kryeministri në detyrë po mundohen të gjejnë zgjidhje për idetë e tyre tek partitë minore, takimet e tilla ndryshe i vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.
Analisti Fatmir Sheholli, thotë se askush nuk mund të ndikoj te një parti për vendimet që do t’i marrin në raste të caktuara.
Ndonëse i jep të drejtë presidentit për konsulta të tilla më të gjitha partitë politike.
“Derisa te konsumohen te gjithë mekanizmat kushtetues, presidenti i Kosovës e ka për obligim t’i shtjerrë, përndryshe nëse nuk i shtjerrë të gjitha kompetencat kushtetuese mund të llogaritet edhe si shkelje kushtetuese. Sidoqoftë, presidenti i Kosovës nuk është personaliteti politik e institucional që mund të veproj ose ndikojë në vullnetin politik të partive politike pavarësisht cilat janë për shpërbërjen e Kuvendit. Procedurat kushtetuese janë kristale të njohura dhe deri me tani që nga dorëheqja e kryeministrit e që konsideroj se presidenti iu ka përmbajtur tërësisht kushtetutës së Kosovës. Është në vullnetin e partive politike që të shpërbejnë Kuvendin e jo në vullnetin e presidentit”.
Kujtojmë se që nga 19 korriku vendi ynë është pa një Qeveri, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ndonëse tash e tri javë partitë politike kanë pritur një thirrje nga Presidenti për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve, ky i fundit ka zhvilluar takim vetëm më partinë 6 + dhe më kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Ndërsa heshtjen ndaj kësaj çështje Presidenti e ka thyer vetëm këtë të premte fiks pas tri javësh, duke i dhënë mundësi kualicionit PAN-së që të propozojë një emër për Kryeministër i cili do ta zëvendësonte Ramush Haradinajn./V.Selimi /Arbresh.info
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...