Sikurse në rastin për Drejtor të Doganës, ku komisioni që udhëhiqet dhe përbërje të së cilit është dhe kompania angleze, rekomandoi për drejtor personin që nuk dinte minimalisht as gjuhën angleze, edhe për bordin e Telekomit të Kosovës, e njejta kompani angleze, qëllimi i kontraktimit të së cilës ishte tërheqja e ekspertëve dhe e personave jashtë ndikimit politik, rekomandoi një grup njerzish të paaftë në fushën e telekomunikacionit, për të drejtuar gjatë tre viteve të ardhshme.
– Komisioni qeveritarë për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Telekomit të Kosovës, i cili udhëhiqet nga kompania angleze, rekomandoi thjesht një grup njerzish të paaftë dhe joprofesionitë për të drejtuar kompaninë më të madhe në vend, Telekomin e Kosovës,-Vala.
Paaftësia e tyre për të drejtuar bordin e një kompani siç është Telekomi i Kosovës, pranohet edhe nga vetë anëtarët e komisionit dhe kompania angleze, megjithëse për çudi, të njejtët rekomandohen për t’u aprovuar tek kryeministri tashmë në detyrë, Isa Mustafa.
Ndaj përzgjedhjes së këtyre kandidatëve, ka reaguar ashpër edhe shoqëria e civile, e cila në mënyrë të prerë ka kërkuar rishpallejn e konkursit. Dyshimi kryesorë i shoqërisë civile mbetet fakti se ish ministri Qemajl Ahmeti, edhe pse është diskualifikuar, sërish është gjetur në listat e kandidatëve të rekomanduar.
Rasti i rekomandimeve për bordin e Telekomit të Kosovës është identik, sikurse tek përzgjedhja e Drejtorit të Doganave para disa mujash, kur ky komisionin evidenton paaftësinë e kandididatëve për të drejtuar një pozitë të tillë,- mes të cilash edhe faktin se kandidatit për drejtor nuk dinë gjuhën angleze;- kusht ky i kërkuar në konkursin e publikuar, por i njejti rekomandohet për të ushtruar pozitën e Drejtorit të Doganave.
“ Duhet theksuar se dy anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesit e partnerit implementues kanë shqetësime të mëdha në lidhje me nivelin e aftësisë në gjuhën angleze të dy kandidatëve, Kujtim Qafleshi dhe Valdete Krasniqi. Gjithashtu, një numër i anëtarëve të panelit kanë vërejtur se disa kandidatë kanë pasur pyetjet me herët e sidomos pyetjet në gjuhën angleze.
Anëtarët e panelit ishin të shqetësuar se kjo mund të ketë përfshirë të paktën një nga kandidatët e rekomanduar. Këto vëzhgime ngritën një shqetësim të përgjithshëm se disa kandidatë të cilët kishin marrë pjesë në intervistë mund të kenë ndarë informacion në lidhje me përmbajtjen e pyetjeve me kandidatët të cilët ende nuk kishin marrë pjesë ne intervistë”, thuhej në njërën nga pikat e raportit të dërguar kryeministrit Isa Mustafa, për zgjedhjen e Drejtorit të Doganave, shqetësime të cilat nuk u morën fare parasysh pasi kryeministri emëroi personin e rekomanduar për Drejtor Dogane.
Për më tepër, në raport specifikohej se dy kandidatët, ku përfshihet dhe i emëruari i qeverisë si Drejtor Dogane, nuk kishin përvojë fare në lidhje me doganat.
Njëlloj rekomandimet, janë edhe për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Telekomit të Kosovës, ku vet kompania angleze thotë së vetëm tre nga 11 anëtarët që po propozohen i plotësojnë kushtet e kërkuara.
“Pas procesit të intervistimit dhe poentimit nga ana e komisionit, kandidatët 1, 2 dhe 3 apo Besa Shatri Berisha, Genc Rraci, Enish Berisha, kanë plotësuar kriteret e dakorduara paraprakisht dhe të përdorura gjatë procesit të intervistave dhe janë të pranueshëm për t’u emëruar si anëtarë të bordit.
Kandidatët 4, 5, 6 dhe 7 apo Qemajl Ahmeti, Shefik Fazliu, Faruk Hajrizi, Osman Cucuvic, janë të pranueshëm por kërkojnë zhvillim për të ushtruar me sukses detyrën e anëtarit të bordit.
Ndërsa kandidatët e mbetur 8 9, 10 dhe 11 apo Shkëlzen Ibrahimi, Hajrush Baraliu, Hasan Fejzullahu, Ramadan Sejdiu janë të papranueshëm, edhe pse përmbushin kriteret minimale ligjore”, thuhet në raportin e komisionit që kompania angleze ja ka dërguar kryeministrit tashmë në detyrë, Isa Mustafa.
“Këta janë emërat që i kanë shkuar kryeministrit tanimë në detyrë, Isa Mustafa, për t’u emëruar si anëtarë të bordit të Telekomit të Kosovës, asnjë prej të cilëve nuk njihet për asgjë në fushën e telekomit, qoftë në anën praktike të menaxhimit apo teorikisht.
Besa Shatri Berisha, Genc Rraci, Enish Berisha, Qemajl Ahmeti, Shefik Fazliu, Faruk Hajrizi, Osman Cucuvic, Shkëlzen Ibrahimi, Hajrush Baraliu, Hasan Fejzullahu, Ramadan Sejdiu.
Raporti i monitorimit të procesit te rekrutimit për Bordin e PTK-së, nga përfaqsuesi i Shoqërisë Civile
Gjatë procesit kemi vëzhguar të gjithë ecurinë e aktivitetve të ndërrmara se pari nga sekretaria e zyrës tuaj ZKM, që ka mbështëtur këtë proces në aspektin administrativ dhe teknik i menaxhuar nga z.Nagip Tahiri dhe Mimoza Morina. Ndajmë me ju vlerësimin më të lartë për punën dhe angazhimin e tyre të saktë dhe mjaft profesioanl gjatë gjithë procesit.
Procesi në aspektin teknik është menaxhuar mirë dhe në mënyrë profesionale, duke respektuar parimin e barazisë dhe kushteve e kritereve të njejta për të gjithë kandidatët, si nga mënyra e informimit, mënyra e selektimit për listën e ngusht, janë përdorur kritere të njejta për të gjithë kandidatët, është përdorur e njejta metodë vlerësimi dhe sipas kohës se njejtë në dispozicion për të gjithë kandidatët, çka meriton mirënjohje.
Roli i partnerve imlementues ka qenë shumë i madh dhe orientues për komisionin. Kanë qenë të hapur për diskutim dhe vazhdimisht aktiv në marrjen e shenimeve për gjatë gjithë procesit. Kanë pasur qasje afirmative duke ofruar trajnimin dhe mbështetjen e tyre për komisionin gjatë tërë kohës .
Qasja e komisionit dhe partnerëve implementues nga Ambsada Angleze në raport me ne si përfaqsues nga “Shoqëria Civile”, ka qenë mjaft e mirë dhe korrekte, duke me ofruar informacionin e mjaftueshëm për procesin dhe duke me pritur mire, çka ka bërë që ky proces të jetë transparent dhe mirë i organizuar teknikisht.
Sa i përket vërejtjeve tona për këtë proces, ka të bëjë me kualitetin e dobët profesional të treguar nga kandidatët e intervistuar për këto pozita dhe rrjedhimisht edhe mundësitë e kufizuara për të zgjedhur personat me të kualifikuar ashtu siç ka nevojë një ndërrmarje publike siç është PTK.
Gjithashtu një paqartësi dhe shqetësim për mua është futja në listën e ngushtë e një kandidati, z. Qemajl Ahmeti dhe intervistimi i tij, pasi që është eleminuar njeherë në fillim nga komisioni me rastin vlerësimit të aplikacioneve, se cilët aplikant mund të hyjnë në listën e ngushtë sipas kritereve të vëna nga komisioni për tu intervistuar.
Ajo që e bënë me të ndieshëm këtë veprim të komisionit është fakti se ky kandidat ka qenë ministër në njërën nga qeveritë e kaluara dhe sipas kërkimeve del se ka qenë vazhdimisht pjesë e politikës dhe tani vazhdon te jëtë ende. Aktualisht sipas “Wikipedia” është Delegat i kuvendit të LDK-së, Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe Anëtar i Kryesisë së Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë. https://sq.wikipedia.org/wiki/…
Kjo flet qartë për angazhimin aktiv politik të tijë, që bie në kundërshtim me ligjin. Për ne si shoqëri civile ky veprim zbehë seriozitetin, rrezikon procesin, angazhimin dhe punën e mirë të bërë nga komisioni dhe partnerët implementues.
Duke marrë për bazë shqetësimet tona të ngritura me lartë dhe duke qenë se vetëm tre nga aplikuesit sipas komisionit, janë kualifikuar si kandiadtë që i plotësojnë kriteret e kërkuara dhe për tu bërë Bordi i PTK-së, funksional duhet të zgjedhen 6 anëtarë, ne si vezhgues të procesit ju rekomandojmë që:
Ne besojmë se mungesa e kualitetit në garë për tu zgjedhur për këto pozita, ka të bëjë pikërisht me mungesën e besimit në komisionin përzgjedhës. Fatkeqsisht përceptimi i qytetarëve është se pa pasur një mbështetje politike nuk mundë të zgjedhesh në pozita të larta dhe kjo, ka bërë që të kemi kualitet jo të mjaftueshëm në garë për bordin e PTK-së./Arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...