Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku edhe ndodhet Qendra për Patentë Shoferë.
Interesimi i madh i qytetarëve për paraqitjen e vozitjes, pas një ndërprerje të gjatë që ishte bërë si pasojë e shfaqjes së pandemisë Covid-19, ka bërë që të ketë tollovi tek zyrat e kësaj qendre.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët po inspektojnë respektimin e masave anti-Covid, ani pse distanca mes personave që po presin për paraqitje të provimit nuk po respektohet, raporton arbresh.info
Arbresh.info, ka dalur në terren për të parë nga afër grumbullimin e qytetarëve, dhe mos respektimin e masave kundër pandemisë COVID-19, që mund të shkaktojë rrezik të përhapjes së virusit.
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës e pati pezulluar paraqitjen e provimeve shkaku i pandemisë globale COVID-19./arbresh.info/
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...