Google ADS

Gruda për mesazhet Mihali – Krasniqi:Kjo na rikthen në kujtesë mënyrën si funksiononte shteti në komunizëm

10:43 | 15 Tetor 2024
Q L

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda, ka reaguar pas publikimit të mesazheve në mes të Dejona Mihalit dhe ish-kryshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Për këto, ai tha se dëshmojnë se VV-ja funksionon si parti-shtet, shkruan Arbresh.info.

“Dejona Mihajli, pa asnjë titull zyrtar, i kërkon drejtorit të KEK-ut – i cili duhet të jetë i pavarur dhe jopolitik – të shkojë në selinë e LVV-së për të diskutuar çështje të KEK-ut. Madje, ai duhet të dorëzojë përgjigjet për ministren vetëm pasi ato të kenë kaluar nga dora e Dejonës”, tha Gruda

Tutje ai tha se kjo ngjarje na rikthen në kujtesë mënyrën si funksiononte shteti në komunizëm.

“Cili është roli i Dejonës në këtë skemë? Ajo është koordinatore e komiteteve të LVV-së, komitete që po shfaqen si organe paralele me ministritë, duke ushtruar kontroll dhe ndikim të fshehtë mbi çdo vendimmarrje shtetërore. Kjo na rikthen në kujtesë mënyrën si funksiononte shteti në komunizëm”, theksoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme