Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda, i ka dal në mbrojtje Prokurorisë Speciale e cila më herët është akuzuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke hedhur dyshime për punën e saj.
Me anë të një postimi në Facebook, Gruda tha se është e habitshme të shohësh ministren e Drejtësisë duke kritikuar prokurorinë, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Gruda theksoi se janë disa pyetje themelore që duhet t’i bëhen Haxhiut sot, pasi sipas tij, ajo e ka për detyrë të punojë për të forcuar institucionet e drejtësisë e jo të angazhohet çdo ditë për të dëmtuar integritetin e tyre.
“ Kush duhet të ndërhyjë për rregullimin e sistemit prokurorial, nëse ky sistemi është i dobët? A janë qytetarët të cilëve ajo i referohet në videon e saj, apo ajo që ka marrë votat e tyre për të qeverisur? A mund të kujdeset ministrja më mirë për të zgjidhur probleme në sistem, duke krijuar vlera dhe duke përmirësuar prokurorinë, në vend që të përqendrohet vetëm në kritika dhe sulme?”, tha Gruda.
Më pas, ai tha se Haxhiu duhet ta kuptoj se qeverisja e mirë është shumë më shumë sesa kritikë dhe identifikim i problemeve.
“Ajo kërkon marrjen e veprimeve konkrete për të krijuar ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët”, tha Gruda./Arbresh.info
Lexo edhe:
Haxhiu me akuza për Prokurorinë Speciale: Për çfarë dhe për kë po punon?
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...