Google ADS

Grubi: Draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga Rama ka përkrahje në Evropë e ShBA

23:48 | 27 Qershor 2023
Emir Abduramani

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se draft-statuti për Asociacionin i Propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përkrahjen e aleatëve të Kosovës.

“Mund të them që ka përkrahje edhe nga Parisi edhe nga Uashingtoni edhe nga Berlini edhe nga Brukseli si zgjidhje e mundshme e cila, pa shpalosur detaje nga përmbajtja e propozimit, ka përkrahje dhe këtë na e thonë ata në të gjitha takimet që është bazë e mirë edhe për Kosovën dhe na sigurojnë me garanca shumë të fuqishme se në asnjë formë nuk do lejojnë Republikë Serbe në Kosovë. Kemi garanca të fuqishme nga Uashingtoni, nga Brukseli nga të gjithë vendet mike dhe që nuk do e lëmë Kosovën në asnjë moment në baltë”, tha Grubi në Klan Kosovës.

Ai shtoi se edhe ai vetë e përkrahë këtë propozim të Ramës.

“Në aspektin e uljes së palëve dhe zgjidhjen e kësaj çështje, tejkalimin e kësaj çështje në kuadër të Kushtetutës së Kosovës për një komunikim siç e kemi ne në Maqedoninë e Veriut, ne e quajmë rajone dhe kemi tetë rajone në Maqedoninë e Veriut dhe në atë kontekst nuk ka asgjë të keqe”, tha Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Të ngjashme