Hafize Thaçi nga Skenderaj, është gruaja e cila për 44 vjet jetoi pa e parë do të dritën e diellit. Ajo u martua, bëri fëmijë, iu rritën, por asnjëherë deri sot nuk i pa.
Tashmë Hafizja pas më shumë se 4 dekadash mund të sheh burrin, por edhe fëmijët e saj. Kjo falë shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila u mobilizua dhe arriti të grumbullojë 5 mijë euro me të cilat e realizoi operacionin në syrin e majtë në spitalin Eye Hospital në Prishtinë, shkruan EkonomiaOnline.
“O Zot, o Zot, mrekulli e madhe. Paskam jetu 44 vite në burg, tash po i shoh fëmijët e mi. Alo, a je Halili, pasha Zotin po shoh, po shoh edhe mirë bile”. Këto ishin fjalët e para pas operimit të Hafizës, e cila të parin e telefonoi organizatorin e kësaj ngjarjeje Halil Kastratin.
“Mbrëmë më thirri në telefon, na bëri me lot gëzimi kur na tha që: Unë po shoh o Halil”, tregon ai duke shtuar se ndjehet shumë i lumtur që ishte shkaktar që asaj t’i kthehet të pamurit.Po kësaj familje kjo shoqatë para një muaji i kishte blerë edhe banesë, pasi që jetonin në gjendje të mjerueshme.
https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/1375379945858491/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...