Të shtunen është arrestuar një grua në Podujevë pasi që ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës dhe për këtë arsye Policia ka hapur rast ndaj saj.
Kjo ndodhi pasi kur disa qytetarë e kanë penguar një burrë në Podujevë që t’i vendosë mbeturinat në një lokacion të caktuar dhe si pasojë burri është ankuar në Policinë e Kosovës.
Policët dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa u penguan nga një grua për kryerjen e detyrës.
Ky është njoftimi i plotë i PK-së.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur ne rezistencë të disa qytetarëve, për ta vendosur bazamentin e mbeturinave në atë lokacion. Njësia në vendin e ngjarjes ka hasur të dyshuarën femër kosovare, e cila i pengonte zyrtarët në kryerje të detyrës, ndaj saj është hapur rast dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit