Google ADS

Gruaja e vrarë në Pejë punonte si asistente stomatologjike, reagon Drejtoria e Shëndetësisë

10:27 | 16 Prill 2024
K.B

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka reaguar pas vrasjes së s Gjyljeta Ukellas nga burri i saj.

Në njoftimin e tyre thuhet se e ndjera për dy vite ka shërbyer si asistente e e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

Në reagimin e tyre është cilësuar si një grua e urtë, që është karakterizuar nga personaliteti.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes. U prehshë në parajsë”, thuhet në reagimin e tyre, shkruan Arbresh.info

Sot në orët e hershme të mëngjesit, është vrarë një grua në Pejë.

Dorasi dyshohet se është bashkëshorti i viktimës.

Ai është arrestuar./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë

Të ngjashme