Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, në një deklaratë për median serbe ‘Danas’ ka thënë se hetuesit po punojnë për zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.
Hoti ka folur edhe për sulmin ndaj shtëpisë së gruas së Ivanoviqit. Ai ka sqaruar se guri ishte hedhur nga një dritare dhe jo nga rrugët ku po patrullojnë policia, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, familja Ivanoviqit nuk ka kërkuar siguri të veçantë pas vrasjes së Oliverit.
“Që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, që ka shkaktuar tensione dhe presione emocionale, situata tani në terren është e qetë dhe nuk ka zhvillime të jashtëzakonshme. Sa i përket hetimit të vrasjes së Ivanoviçit, mund të them vetëm se është në proces të përpunimit të materialeve që janë mbledhur nga ekipi hetimor. Gjëja më e rëndësishme është që ata të punojnë pa pengesa dhe pa presion”, thotë Hoti.
Marina Ivanoviq, gruaja e parë e Oliver Ivanoviq, sqaron për Danas se “guri hedhur nga ana e poshtme të oborrit një orë pas mesnate, tregon se kjo nuk është një lojë.
“Ne menjëherë e njoftuam SHPK-në. Ne shohim këtë si një paralajmërim” është shprehur Marina Ivanoviq.
Ksenija Bozovic, zëvendës president i SDP thotë se në Prishtinë nuk ka arritur të marr ndonjë informacion lidhur me hetimin dhe konfiskimin e pajisjeve nga vendi i vrasjes.
“Familja e Oliver Ivanoviç nuk kanë kërkuar sigurinë e policisë. Kur morën kamerat dhe pajisjet, lanë një ekip policor për siguri. Goditja me gurë e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes së Ivanoviqit, solli shqetësim e vuajtje të tjera në këtë familje” tha Ksenija Bozovic.
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...