Gruaja e Ivanoviqit jep deklaratë në prokurorinë serbe

21:14 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Gruaja e politikanit serb Oliver Ivanoviq, Milena, ishte në Prokurorinë Speciale për Krimin e Organizuar, për të bërë një deklaratë për vrasjen, sipas Prva TV, transmeton portali arbresh.info

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar në Mitrovicën e Veriut, përpara zyrës së iniciativës së tij qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”.

Ai dyshohej se më 14 prill 1999 dhe më 3 shkurt të vitit 2000 ka kryer krime lufte kundër banorëve civilë shqiptarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme